Policia e Shkodrës vijon kontrollet intensive në të gjithë qarkun në kuadër të operacionit “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve janë gjetur dhe asgjësuar 14 209 fidanë dhe bimë cannabisi.
Gjatë kontrolleve:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Theth gjetën në territorin e njësisë administrative Shalë dhe asgjësuan 10 777 bimë dhe fidanë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 2464 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë dhe asgjësuan 193 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 775 bimë cannabisi.
Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre rasteve./vizionplus.tv