Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se në takimin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë diskutuar për heqjen e masave eventuale të BE-së ndaj Kosovës.
Pas përfundimit të këtij takimi në deklarimin e tij, Rohde ka lënë të kuptohet se së shpejti do të merret një vendim, siç tha ai “për ta zhbllokuar situatën”.
“Patëm një takim miqësor dhe të mirë për çështjet aktuale, Këshillin e Evropës, heqjen e masave dhe kam treguar pozicionin e Gjermanisë si partner i ngushtë i Kosovës në Evropë dhe së shpejti do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën”, ka deklaruar Rohde.