KQZ i heq mandatin, Fredi Beleri: Proces politik që Rama të vjedhë bashkinë e Himarës

4 months ago 23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri.

Beleri e priti vendimin brenda sallës së KQZ, ku u paraqit i lidhur me pranga.

Gjatë seancës, Beleri tha se procesi ndaj tij nuk kishte bazë ligjore, por është një lojë politike për të rrëmbyer bashkinë e Himarës.

“Nuk ka bazë ligjore per shqyrtimin sot, dikush do të nxjerre geshtenja nga zjarri  me duart e kqz, institucioni juaj ka ruajtur nderin e shtetit deri me sot, të gfjitha të tjerat janë të përfshira. sic erdha sot këtu, mund të  isha betuar, është vullnet politik kjo, dhenia e lejes,. se lejen mund ta merrja dhe per betimin. ata që vendosen rrëmbimin e bashkisë, duhet te pine gotten e helmit deri ne fund. jam I qartë që mandai im ka mbaruatr, unë flas se keta do e bejne rrugë. duket qartë arrogance e tyre, duan ë bëjnë zgjedhje ne gusht, që e dimë që tani janë psuhimet, pse kqz  ti bashkohet kësaj. kryetari në detyre është subject I spak, gjysma e krb janë subject ne spak. le ti drejtohen kushtetueses për këtë gjë, do e bejne rrugë”, tha Beleri.

Edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se KQZ po i vinte vulën vjedhjes së bashkisë së Hiramës nga kryeministri Rama.

“Tentativë për të përmvyllur një proces që ka zgjatur në 6 maj, synimi është uzurpimi i bashkisë dhe nëpërkmebja e sovranitetit. Belerit i është privuar e drejta elemntare të zgjedhë. Nuk i është dhënë më 14 maj e drejta e votës. Belerit njëherësh i janë privuar të gjitha të drejtat kushtetuese”, tha Dule.

Por Celibashi vuri në dukje se procesi ishte tërësisht ligjor

“Ky process dhe vendimmarja qe do pasojë nuk kanë nxitje tjeter  pra kqz e nxit vetem ligji. kqz bnuk është për ti shërbyer dikujt dhe as për ti prosh interest dikujt.  edhe pse vendimarrja mund ti shkojë përshtat dikujt. pra jot ë gjitha palët I kënaq. e dimë ngarkesën që ka kjo ceshtje. ne fund ngelet ajo që san ë përputhje me ligjin është kjo vebndimn marrje, unë mendoj që , do doja të thoja që kqz është plotësisht kopentet per ta zhvilluar këtë proces”, tha Celibashi.

Heqja e mandatit të Belerit, i hap rrugë zgjedhjeve të reja në bashkinë e Himarës, për të cilat duhet të vendosë Presidenti Begaj Brenda 45 ditëve nga shpallja e vakancës.

Fredi Beleri i dënuar me dy vjet nga gjykata e Apelit për blerje vitash, është zgjedhur deputet në parlamentin europian, nga radhët e partisë demokracia e re të kryeministrit grek Micotakis./vizionplus/tv

Read Entire Article