Kreu i Emergjencave Civile Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë, fokusi tek zjarret gjatë sezonit të verës

5 months ago 21

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me sturkturat e Qarkut Korçës, për përgatitjen e emergjencave civile në sezonin e verës.

Një nga pikat kyçe të diskutimit ishte parandalimi dhe reagimi në kohë për shuarjen e zjarreve, fenomen i cili vë në presion emergjencat civile gjatë verës.

Për mediat, Çako deklaroi se qarku i Korçës ka funksionuar shumë mirë në menaxhimin e situatave të zjarreve.

Siç e ndoqët sapo përmbyllëm takimin e komisionit të mbrojtjes civile në qarkun e Korçës, që kryesohet nga prefekti i Qarkut. Gjej rastin të falenderoj prefektin dhe kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve të Korçës për seriozitetin me të cilin ata kanë vlerësuar dhe ndjekur të gjitha situatat e emergjencës në Qarkun e Korçës. Është një qark i cili funksionon shumë mirë në mekanizmin e vetë, në menaxhimin dhe rakordimin e të gjithë situatave të emergjencës, u diskutua dhe për çështje specifike, ndër to ishte dhe çështja e numrit të zjarrfikësve në bazë të Bashkive i cili, sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit është një numër i fiksuar standard.

Duhet të diskutojmë dhe relatojmë në drejtorinë e përgjitshme të mbrojtjes nga zjarret, pranë ministrisë së Brendshme, me të cilinë ne jemi në koordinim të përhershëm, pasi është një standard i cili duhet të vlerësohet sepse bashki të ndryshme, kanë kapacitete të ndryshme, por edhe rrisje të ndryshme. Dhe mbi bazën e rrisqeve të zjarreve do të duhet të angazhojnë dhe kapacitetet e burimeve njerëzore.

Në lidhje me fondin e kushtëzuar apo ndryshe fondi i emergjencave i cili alokohet nëpërmjet fondit të përgjithshëm të emergjencave nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, është një formulë e cila buron nga ligji për Buxhetin, e përcaktuar mbi bazën e buxhetit që zë cdo bashki në përqindje”, është shprehur Çako./vizionplus.tv

Read Entire Article