Flori dhe Ditea, mbremjen e djeshme janë përfshirë në një debat, ku shkak është bërë ndarja e punëve në fermë, pasi blogerja u zgjodh kryefermere.
Teksa Flori po diskutonte me Robertin ditën e sotme, u shpreh se nuk do të ketë asnjë komunikim me Ditean pas dy keqkuptimeve të ditëve të fundit.
Pjesë nga biseda:
Flori: Me Ditean, përveçse kur na lidhin punët se ndryshe nuk kemi ndonjë komunikim të madh prej natës së mbremshme dhe nuk më intereson të kem
Roberti: Ditean e ke shoqe të ngushtë
Flori: U soll shumë keq me mua, është hera e dytë
Roberti: Ti e ke pas atë mikeshën më të ngushtë këtu brenda
Flori: Nuk e merr mundimin të vijë të ulet të flas me mua. Në të dyja rastet kam pasur të drejtë. Herën e parë u justifikua se nuk isha mirë, kisha gjerat e mija dhe hera tjetër ishte ajo e djeshmja. /vizionplus.tv