Kryebashkiaku francez shkarkon zëvendësin që shkoi si ‘vëzhgues’ në zgjedhjet në Rusi (fotot)

5 months ago 20
Reklamë

Kryebashkiaku i qytezës së Talant në Francën qendrore tha se ka pezulluar zëvendësin e tij Cyril Gauche për “bashkëpunim” me Moskën.

Zv. kryebashkuaku Gaucher ishte punësuar si vëzhgues ndërkombëtar në zgjedhjet presidenciale në fundjavë në Rusi.

Kryetari Fabian Ruinert tha se kishte marrë vendimin kur mësoi nga mediat për prezencën e vartësit në zgjedhjet ruse.

Ruinet shkruante në rrjetet sociale se vartësi i tij që menaxhon shërbimet publike, urbane dhe planifikimin rural, kishte udhëtuar drejt Moskës për të vëzhguar procesin zgjedhor, që u zhvillua nga 15 deri në 17 mars.

Ai shtonte më tej se vartësi i tij “ishte zgjedhur nga Kremlini,” dhe se ky informacion i kishte ardhur “nga disa burime të konfirmuara.

“Nuk mund të pranoj një bashkëpunim të tillë mes autoriteteve ruse dhe zyrtarëve të zgjedhur të republikës së Francës … prandaj kam vendosur të pezulloj menjëherë Cyril Gaucher nga detyrat e tij,” tha Ruinet.

Ndërkohë mediat thonë se Gaucher është ende në Rusi, prandaj kryebashkiaku tha se do të kërkojë shpjegime nga zëvendësi i tij “kur të kthehet në Francë.”

Ruinet shtonte se “zgjedhjet ruse nuk mund të marrin vlerësim” nga Gaucher pasi “opozitarët e vërtetë nuk u lejuan te merrnin pjesë”.

Ndërkohë në Rusi kryetarja e KQZ, Ella Pamfilova, tha më herët se ne zgjedhje kishte 1,115 vëzhgues ndërkombëtar nga 129 vende, duke përfshirë Evropën dhe amerikan veriore, të cilët ajo i përshkruante si “profesionistë të guximshëm” që nuk kishin frikë të vinin në Rusi.”

Vladimir Putin fitoi mandatin e pestë me 87.28% të votës, me një pjesëmarrje në votime prej 77.44%, sipas raportimeve vendase.

Top Channel

Read Entire Article