Kryeministri britanik përjashton mundësinë e rianëtarësimit të Anglisë në Bashkimin Evropian

2 months ago 33

Kryeministri britanik Keir Starmer përjashtoi sot, gjatë takimit të tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, mundësinë e rianëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian.

Starmer, i cili është në një vizitë dy-ditore në Evropë, ka thënë se dëshiron që marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me BE-në të “rivendosen”.

Lexo edhe :

Related Posts

Strengthening Britain’s relationship with Germany is crucial to tackling illegal migration and boosting economic growth across both of our countries. pic.twitter.com/zAXOC6Ym4u

— Keir Starmer (@Keir_Starmer) August 28, 2024

“Kjo nuk do të thotë ndryshim i Brexit-it ose ribashkim në tregun e vetëm ose bashkimin doganor, por do të thotë një marrëdhënie më e ngushtë në një numër frontesh”, shpjegoi kryeministri britanik në një konferencë për shtyp pas bisedimeve të tij me Scholz.

Scholz dhe Starmer njoftuan gjithashtu një traktat të ri dypalësh, i cili do të ndihmojë në rivendosjen e marrëdhënieve të Britanisë me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian, dhe të cilin të dy udhëheqësit thanë se shpresonin ta nënshkruanin deri në fund të vitit.

Traktati do të jetë mundës për të dy vendet që të forcojnë edhe një herë marrëdhëniet e tyre në fusha të ndryshme, duke përfshirë tregtinë, shkencën dhe teknologjinë, tha Starmer, i cili zhvilloi vizitën e parë dypalëshe në Berlin.

Olaf Scholz nga ana e tij përshëndeti qëllimin e Starmer për të përmirësuar marrëdhëniet e Britanisë me BE-në.

“Jam i kënaqur që Keir Starmer ka njoftuar se do të kërkojë një fillim të ri në marrëdhëniet me BE ,” tha Scholz në një intervistë të përbashkët me kryeministrin britanik.

Stammer tha gjithashtu se Britania nuk ka plane për të negociuar një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve me Bashkimin Evropian, e cila do t’i lejojë të rinjtë evropianë të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar pa pasur nevojë për vizë dhe anasjelltas.

“Ne nuk kemi plane për programin e lëvizshmërisë së të rinjve, por kemi plane për një marrëdhënie më të ngushtë mes nesh dhe BE-së,” tha ai.

Kryeministri britanik shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për sulmet vdekjeprurëse me thikë të së premtes në qytetin gjerman të Solingen./vizionplus.tv

Read Entire Article