Kryeministri i përgjigjet Rai 3, Rama: Baltë mbi Shqipërinë, duke përdorur figura të errëta

5 months ago 23

Nga Enkelejda Mema

Kishte në përmbajtje shume baltë për Shqipërinë,  baltë e prodhuar këtu, në Tirane, për luftën politike ndaj meje e qeverise sonë”.  Ky është qëndrimi i Edi Ramës pas shfaqjes në Televizionin Publik Italian të episodit të dytë mbi Shqipërinë, si vendi me të cilin qeveria italiane është në marrëveshje për të sjellë një pjesë të emigrantëve të saj të paligjshëm.

Kryeministri pretendon se emisioni i Report në Rai3 ishte një shfaqje e neveritshme ku gazetari Giorgio Mottola nuk zotëronte asnjë fakt e provë por vetëm dyshime. Përgjegjës thotë Edi Rama për baltën e hedhur ndaj qeverisë dhe vendit është Sali Berisha.

“Shfaqja që dukej si një çorbë tik-toku, qep, shqep e bashko fjalë e imazhe sipas skenarit, nuk tha asgjë të re përveç jashtënxjerrjeve të ujërave të zeza të politikës Non Grata e të kanaleve mediatike këtu në Shqipëri, që i shërbejnë asaj llumpolitike. Asgjë pakontestueshme logjikisht, nuk kishte aty e lëre pastaj të vlefshme juridikisht, nga ky pseudo investigim italo-shqiptar, po vetëm u mbars mali dhe polli një mi, duke u justifikuar në fund se prova s’ka po ka akuza”, tha Rama.

Në videomesazh Edi Rama i përgjigjet edhe akuzave të Arben Ahmetaj se kryeministri takohej me mafien në zyrën e tij.

“U përdorën si heronj të këtyre shfaqjeve figura të errëta, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare për tërë të zezat, një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u, një i mbyllur në arrest shtëpie nga gjykata speciale antikorrupsion, një i përjashtuar nga Vetingu në sistemin e drejtësisë duke hedhur baltë akuzash e dyshimesh, pa asnjë lloj fakti”, shtoi kryeministri.

Bashkëpunëtore në shfaqjen e radhës të neveritshme, siç e quan kreu i qeverisë, bën të gjithë opozitën.

“Të  paktën ana italiane e këtij bashkëprodhimi te neveritshëm, e pohoi me gojën e vet se nuk janë ata që mendojnë se Shqipëria është një narkoshtet, nuk janë ata drejtpërdrejtë që akuzojnë, po janë të tjerë, janë këtu, në mesin tonë, ndërsa ata thjesht gatuan një çorbë me prodhime bio shqiptare”, deklaroi Rama.

Dhe për ketë arsye Edi Rama u kërkon qyetarëve që ta braktisin opozitën që sipas tij shkel mbi flamurin kombëtar.

“Mos i falni më! Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre. Shumica që i ka braktisur prej kohësh duhet të bëhet gati për t’i shkatërruar fare me votë në ditën e afërt të gjykimit popullor. Pakica që ende nuk i ka braktisur, është në të drejtën e Zotit të mos bashkohet me shumicën nëse nuk do, po jo të vejë më pas tyre, sepse ata nuk i duhen as dreqit, jo më Shqipërisë”, u shpreh kryeministri Rama.

Reagimi i Edi Ramës që ishte edhe një prej të intervistuarve të emisionit “Report” në Rai3, erdhi pasi ky i fundit ngriti dyshime se qeveria është e lidhur me botën e krimit. Pjesë e investigimit ishte edhe ish numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj që pretendonte se kryeministri priste në zyrën e tij emra të fuqishëm të krimit të organizuar e mafies e po aq mbi bumin e ndërtimeve në Tiranë./vizionplus.tv

Read Entire Article