Kryeministri libanez: Ne jemi të hapur për dialog me Izraelin, por në vend të paqes marrim paralajmërime lufte

8 months ago 15
Reklamë

Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati pohoi se vendi i tij është gati për dialog me Izraelin me synim arritjen e një stabiliteti afatgjatë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kryeministri libanez u takua në Bejrut me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix .

“Ne kërkojmë stabilitet të përhershëm dhe kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme paqësore. Në vend të kësaj ne marrim paralajmërime nga të dërguarit ndërkombëtarë për luftën në Liban”, tha kryeministri libanez. “Ajo që u përsëris këtyre të dërguarve është: A e përkrahni idenë e shkatërrimit? A është e pranueshme ajo që po ndodh në Gaza? “, shtoi ai.

Që nga fillimi i tetorit, menjëherë pasi Hamasi sulmoi Izraelin, organizata paraushtarake dhe politike libaneze Hezbollah ka shkëmbyer zjarr me ushtrinë izraelite në kufirin jugor të Libanit.

Armiqësitë kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz nga të dy anët e kufirit të largohen për arsye sigurie. Ditët e fundit, mes përshkallëzimit në rajon, është ngritur ‘alarmi’ se konflikti mund të zgjerohet në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv/

Read Entire Article