Rreth 23 mijë ukrainas rezultojnë të zhdukur që nga fillimi i agresionit rus në muajin shkurt të vitit 2019.
Këto të dhëna janë bërë publike nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, e cila në një deklaratë shprehet se është hapur pikërisht për këtë qëllim, zbulimin e personave të zhdukur.
“E hapur në mars 2022, Zyra e Agjencisë Qendrore të Kërkimeve për konfliktin e armatosur midis Rusisë dhe Ukrainës i është përkushtuar kërkimit të atyre që janë zhdukur në dy frontet e luftës, të cilët janë kapur, vrarë ose të ndarë nga të dashurit e tyre pas luftimeve”, tha Kryqi i Kuq në një deklaratë.
Që pas nisjes së sulmeve të paprovokuara, Rusia është përballur me sanksione të forta nga Europa dhe SHBA. Presidenti Vladimir Putin, duke mos e pranuar lehtë kritikat e ndërkombëtarëve, ka nisur kërcënimet për të sulmuar vendet anëtare të NATO-s.
Me mijëra persona deri më tani kanë humbur jetën, apo edhe rezultojnë të zhdukur.
Moska nuk ka bërë asnjë tentativë për tu tërhequr pas, duke sulmuar me raketa qytetet që janë në kufi me Rusinë./vizionplus.tv