Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të martë, 3 shtator 2024

2 months ago 53

Këtë të martë moti parashikohet kryesisht i kthjellët për pjesën më të madhe të ditës por në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Temperaturat do të jenë brenda vlerave normale të mesatares mujore klimatike të vendit tonë për muajin Shtator me vlera 30°C (zonat malore) deri në 34°C (zonat e ulta dhe ato bregdetare).

Read Entire Article