Florian Agalliu është fermeri që do të qëndrojë i vetëm në ishullin Arameras, kjo pasi hummbi sfidën me Valerin.
Ai do të jetë në monitorim me kamera 24 në 24, derisa publiku të vendosë për fatin e tij. Fermeri ka arritur në Arameras dhe ka dhënë përshëndetjen e parë nga ishulli, ku do të qëndrojë deri të premten.
“Përshëndetje, përshëndetje nga Arameras me shumë dashuri. Unë jam Florian Agalliu dhe ky është Aramerasi i shumë përfolur. Në fakt sapo kam mbërritur, nuk di çfarë t’ju them më përpara. Është ftohtë, por e shoh që qenkan ankuar kot gjithë paraardhësit e mi, duke filluar që nga Valeri, Mariana e cila nuk është se u ankua shumë, Ditea dhe Buçko. Atmosfera është fantastike, nëse arrini t’i dëgjoni zhuirmën e dallgëve, por këtu jemi në bregun e detit. Nuk ka shumë ndriçim, le të themi që është atmosferë mbijetese”, thotë Flori. /vizionplus.tv