Kush është “njishi Shkodër”, dora e Eneo Sulemanajt në Rinas, grupi bëri “para të madhe” duke kaluar shqiptarët pa “letra” drejt BE-së

5 months ago 35

Policia ka identifikuar oficerin e policisë kufitare Briken Tereziu si personin që merrte porositë nga Eneo Sulejmanaj për kalimin në mënyrë të paligjshme të qytetarëve shqiptarë për në vendet e Bashkimit Europian.

Nga dosja hetimore rezulton se Tereziu ishte personi që merrte udhëzimet nga Sulejmanaj dhe vepronet, ndërkohë që në rastet kur nuk ishte në turn, ai bashkëpunonte me punonjës të tjerë policisë kufitare.

Lexo edhe :

Related Posts

Në njërën prej bisedave, rezulton se Sulejmanaj nuk i ka paguar paratë Tereziut duke u shfajësuar se kishte qënë i zënë dhe me probleme të tjera, ndërkohë që thekson se pas shitjes së një makine do ta shlyejë.

Si u zbërthye grupi

Policia veproi fillimisht me Eneo Sulejmanajn që kishte në pronësi një agjenci turistike përmes së cilës kryente të gjitha veprimet me personat që kishin probleme me daljen nga Republika e Shqipërisë.

Autoritetet kanë në dorë një mori komunikimesh mes Sulejmanajt dhe personave të tjerë që i shërbenin atij duke kaluar persona të ndryshëm në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së kundrejt përfitimeve monetare nga 50 deri ne 500 euro.

AMP thekson se personat që paguanin 50 euro në fakt nuk kishin asnjë problem, por mashtroheshin prej Sulejmanajt kur shkonin për të blerë biletën, i cili më këto para paguante policët në pikën e kalimit kufitar në Rinas.

Vetë Terëziu e quan veten “njishi” në profilin e Ëhats App duke mos dashur të identifikohet, ndërkohë që gjithçka është zbardhur pas këqyrjes së telefonit të Sulejmanajt.

Biseda

Briken: O vlla. Ca bone. Si je

Brik Rin Change their profile name from njishi to Shkoder Muriqan

Eneo: Mire o vlla si ke qen ti. Na e bej hallall se kam qen cik ngushte prandaj stkam taku

Briken: Mire shtyme

Eneo: Sot pres trregullohem se shita I makin. Edhe te takoj

Briken: Mire vlla

Eneo: Ma bej hallall 100 her vlla

Briken: Si te kan shku punet

Eneo: Se dhe pune ska pas me agjencin vec me makina e jam marr me serviset

Briken: Ja ka vlejt naj cike me ato makinat

Eneo: Po hajt mo tpakten levizimin sjellin naj gje. Po kam pas defekte

Pjesë nga komunikimet mes Eneo Sulejmanajt dhe Briken Tereziut

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 15.04.2023, nga ora 01:11 PM – 01:43 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: ….Pune je?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi j djalë për Budapest Athinë

Brikeni: Ma nis

Eneo;( I dërgon foton e pasaportës së shtetasit Mariglen Hy**) Ditet ka. Ka ca vula. Po e pe tnevojshme vej edhe na nji nga ato të tuat. Ktu është djali vlla, e boni cjek in

Brikeni: Te 4

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (15.04.2023 ora 14:20 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS.

Ky shtetas ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së, pasi është larguar nga Shqipëria më datë 10.06.2022 dhe është kthyer më datë 04.04.2023.

  1. 18.04.2023 ora 09.35 AM Pass Bena*** Ca** dtl.31.01.1992 nr. personal J25131***;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin ëhatsup, rezulton se më datë 18.04.2023, nga ora 09:33AM – 09:49 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;

Eneo; Je ne punë sot?

Brikeni: Po

Eneo:( I dërgon foton e pasaportës së shtetases Benarda Cani)

Brikeni: Ok

Eneo: Ne 10 e 55, E mbaroi chech,in

Brikeni: Ok 1 min, Ok te 4 të vij

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (18.04.2023 ora 10:56 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Kjo shtetase ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së.

  1. 22.04.2023 ora 02.41 PM pass Brik** Tra*** dtl.15.07.19997 nr. personal J7571*** (2 here edhe dt.09.09.2023 ora 10.23 PM);

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 22.04.2023, nga ora 12:41 PM – 02:51 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: Si tkam vlla

Më pas komunikojnë në vois call

dhe I dërgon pasaportën e shtetases Brikena Trakaj

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë 22.04.2023 ora 15:45 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, ndërsa më datë 10.09.2023 ora 05:19 nga punonjësi i policise MesiER, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

  1. 23.04.2023 ora 08.54 AM pass Enk*** Xh*** dtl.08.06.1983 nr. personal I35608****;
  2. 23.04.2023 ora 08.54 AM pass Brajan Xhaja dtl.12.09.2019 nr. personal L909***;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.04.2023, nga ora 08:15 AM – 09:51 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:

Eneo: Mgjesi vlla

Briken: Mirmgjes

Eneo: Si u gdhive

Briken: Mire mire. U vonova mrom se isha me nje dark familjere

Eneo: Ska gje vlla tak sot po qe I lire. Ate gocen sot e bejm dot

Ne orën 08:24AM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Enkeleda Xh** dhe Brajan Xha**. Ca nr ti them vlla

Briken: Te 4

Eneo: Po ngjitet vlla

Briken: Ok

Eneo: Cdo gje ok vlla

Briken: Ok

Eneo: Rrofsh vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Enkel**a Xh** është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Brajan Xha** është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuBi cili ka lejuar kalimin e të miturit paprokure nga prindi tjetër.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 09.05.2023, nga ora 10:48 AM – deri më datë 10.05.2023 ora 09:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla si je. Ma bej hallall se ashtu I kam pas nja 2 probleme. Nga do jesh sot

Briken: Mir si je ti

Eneo: Po mire shyqyr zotit

Briken: Ktej jam

Eneo: I marum nja 2 halle, tbej tel mbasdite

Briken: Ok pa merak

Eneo:  Rrofsh. O vlla nga je?

Briken: Te lagjia jam

Eneo: Te dergoj ate djalin apo do te tak neser bashk. Si e ke me mire

Briken: Si ta keshe ska probl

Eneo:  Me thuaj ti vlla. Sot ten is 500 me ate neser tbej 1 vet

Briken: Se kuptova

Eneo: Sot nis 500 me ate se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla

Briken: Ok tak neser mos e vrit mendjen

Eneo:  Ok se doja me fol i mhb. Po do tin is tani me ate 5 vlla

Briken: Ok

Eneo: Po i them te vij aty

Briken: Ok

Eneo:  Po vjen 5 min eshte aty ka 600

Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Neser tbej nje 500 vlla

Briken: Ok vlla ngjohemi neser

Eneo:  Mire vlla ma bej hallall se ashtu kam pas nje problem. Degjohemi neser naten

Briken: Ok naten ngjohemi

Dt. 10.05.2023

Eneo: Ca bon vlla a u lodhe. Nga lagjia do jesh pastaj. Te tkaohemi?

Briken: Si je vlla Ca bon

Eneo:  Hic vlla ngelem erviseve

Briken: Kur do nisesh ti

Eneo: Une nga ora 8 pak a shume.

Në orën 06:12 PM zhvillohet një bisede telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vlla u nisa. Aty do jesh

Briken: Ok

Në orën 08:30PM, 09:15PM dhe në orën 09:19PM zhvullohen 3 biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejamaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal 

  1. 11.05.2023 ora 10.09 AM pass Klara Xh** dtl.07.01.1993 nr. personal J35107****;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.05.2023, nga ora 09:00 AM – 10:12 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla. Si u gdhive

Në orën 09:34 AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Ku ti them te futet vlla apo do shkosh vet

Briken: Ja per pak po shkoj une. Te them une

Eneo:Ok vlla. 10 e 55. Niset vlla

Briken: Ok te vije. Te 4

Eneo:Ok vlla. I dërgon pasaportën e shtetases Kla** Xhe**o

Briken: Ok

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Klara Xh** është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 11.05.2023 ora 10:222 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Nga të dhënat e sistemit TIMS nuk provohet problematika që ka kjo shtetase, por dyshohet që ajo ka kaluar ditët e qëndrimit dhe për verifikimin e faktit nevojitet, pyetja e shtetases dhe kqyrja vulave te pasaportës së udhëtimit.

  1. 30.05.2023 ora 09.34 AM pass Ar** Ahme*** dtl.21.05.1987 nr. personal I70521****;
  2. 30.05.2023 ora 10.22 AM pass Qato Ko**j dtl.14.11.1977 nr. personal H7111****;
  3. 30.05.2023 ora 03.45 PM pass Aurel K*** dtl.16.05.1996 nr. personal J6051****;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 30.05.2023, nga ora 09:25 AM – 03:45 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla si je. A u lodhe. Je ne pune sot

Briken: Mire vlla. Si je ti.

Eneo: Mire vlla ja sa dolem nga shpia

Briken: Te puna jam

Eneo: (I dërgon pasasportën e shtetasit Arbri Ah***j). Tirane Bari Barcelone. Po 2 vula ka me I faqe. Po munde veja 1 tjeter super. Shife vet

Briken: Ok. Te katra thuaj

Eneo: Rrofsh vlla. Po ngjiten vlla. Eshte dhe I tjeter, ai smka dhen gje

Briken: Ma jep emrin

Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Qa** Koc**j). O vlla ma shef dot nje rob a ka ardh ne shqiperi

Briken: Ok ma nis

Eneo: I dërgon pasasportën e shtetasit Aurel ***u

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Arbri Ahm**është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 30.05.2023 ora 10:32 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Ky shtetas ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet shengen si dhe dyshohet që për shmangien e problematikave në shtetin destinacion udhëtimi, i janë vendosur vula fiktive në pasaporte.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Qato Ko*** është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 30.05.2023 ora 10:33 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Ky shtetas ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet shengen.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Aurel *** (për të cilin shtetasi Eneo Sulejmanaj interesohej nëse ishte kthyer në Shqipëri), rezulton i përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 13.05.2023 ora 14:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS mesitim, në tejkalim të ditëve të qëndrimit dhe nuk ishte kthyer në Shqipëri.

  1. 31.05.2023 ora 09.50 AM pass Elenita Bullari dtl.27.08.1989 nr. personal I9582****;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 31.05.2023, nga ora 09:50 AM – 10:00 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla si u gdhive. I dërgon pasaportën e shtetases Elenita Bul***i. Prr nice. Tani

Në orën 09:51 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Elenita B***i

Briken: Sme ka ardh vlla.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Elenita Bu***

Briken: Me jep emer mbiemer

Eneo: Elenita Bu**i. Se spo vijne keto fotot. I dërgon pasaportën e shtetases Elenita B***

Briken: Te e 6 thui.

Eneo: Ok vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Aurel K*** është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 31.05.2023 ora 10:21 nga punonjësi i policisë me username në TIMS Xhebrahimi. Kjo shtetase ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet shengen.

  1. 03.06.2023 ora 01.34 PM pass Artur Xhe** dtl.28.06.1980 nr. personal I006280***;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 03.06.2023, nga ora 10:33 PM – 11:35 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Ca bon vlla si je. A mu lodhe

Briken: Si je

Eneo: Mire vlla

Briken: Ca bone

Eneo: Pune rrugve. Je ne pune sot (i dërgon pasaportën e shtetasit Artur Xh**i). Tirane Budapest Milano

Briken: Ok te 4

Eneo: Ok vlla rrofsh

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Art** X*** është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 03.06.2023 ora 14:13 nga punonjësi i policisë me username në TIMS Xhi*aS, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

  1. 05.06.2023 ora 02.52 PM pass Klen** Dyr** dtl.27.05.2006 nr. personal K6052****;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 05.06.2023, nga ora 02:45 PM – 03:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla ca ben si je. A mu lodhe

Briken: Si je mire

Eneo: Mire vlla. Kemi i cunin e shokut ton. E kemi nis dhe her tjtr

Briken: Ca ka

Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Kl**sid D**a). Si ka mush 18 akoma

Briken: Te them per pak

Eneo: Ok vlla. Me thuja vlla

Në orën 03:29PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Klen** Dy** është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 05.06.2023 ora 15:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Më datë 21.12.2023, ora 09:18 është përpunuar përsëri nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Shtetasi Kle** Dy** dtl. 27.05.2006, nuk ka mbushur moshën 18 vjeç dhe është lejuar të udhëtoj pa prokurën e prindërve.

  1. 11.06.2023 ora 06.16 PM pass Frrokë Demiri dtl.16.03.1995 nr. personal J5031****;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.06.2023, nga ora 06:16 PM – 07:27 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: ca bon vlla. A mu lodhe. (I dërgon pasaportën e shtetasit Fr**kë D**ri). Ma shef dot kte. Eshte me tndrrum

Briken: Per pak

Eneo: Ok vlla mthuj

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi F**ke De**nuk ka të regjistruar dalje në sistem më datë 11.06.2023 dhe as në ditët në vijim. Referuar bisedës telefonike ka dyshime se ai ka udhëtuar me pasaportë tjetër ose është kaluar pa regjistruar, pasi ai nuk lejohet të udhëtoj, si person I kthyer në kategorinë deportiv nga Gjermania me motivin se ka vuajtur denimin me 2 vjet burg nga denimi i dhene prej 3 vitesh burg per vjedhje. Dhene Ekspuls per 5 vjet te mos hyj ne Gjermani, sic deklaron vete personi, dhene me dt.14.12.2020.

  1. 16.06.2023 ora 11.22 PM pass Leon** Pl** dtl.13.10.1991 nr. personal J110**** (2 here);

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 16.06.2023, nga ora 11:22 PM – 11:26 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Ca bon vlla si tkam. A mu lodhe (I dërgon pasaportën e shtetasit Leo*** Pl***). Ma shef dot kte

Briken: Mire po

Eneo: Rrofsh vlla. Ma kthe I pergjigje qe ta bejm gati

Briken: Bohet ok. Ditet ka

Eneo: Ok vlla po e bej gati tshtunen tjeter. Se un iki nja 3 dit nspanj

Briken: Ok

Eneo: rrofsh vlla naten degjohemi

Briken: Ngjohemi naten

Në vijim më datë 24.06.2024, nga ora 01:23 PM – 03:18 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon sërish në lidhje me këtë shtetas, me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Si je vlla

Briken: Mire si je ti

Eneo: Mire vlla mire. Eshte ai djali sot. Per budap

Briken: Kush ma nis

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Leo*** Pla***. Ky qe kontrollum a ishte ok. Para se tikja une qe tthash e kemi me 24

Briken: Ok ok

Eneo: Ku te furt

Briken: Te 4

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Leo*** Pl*** është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 24.06.2023 ora 14:15 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit. /vizionplus.tv

Read Entire Article