Kush nxin turizmin vendas, gjuan pas shpine shqiptarët që jetojnë falë tij

3 months ago 17

Nga Endri Kajsiu

Diten e djeshme, nje deputet i Kuvendit te Shqiperise, i drejtoi nje pyetje ne dukje naive kreut te Spak. Teksa te gjithe ishin te perqendruar tek betejat ligjore me perfitim politik, deputeti ne fjale e pyeti zotin Dumani mbi mundesine e perfshirjes se shteteve te huaja ne fushaten e dizinformimit qe po ndodh prej javesh ne median shqiptare, ku ne shenjester eshte sezoni turistik.

Fatkeqesisht, pergjigja e kreut te Spak ishte negative. Them fatkeqesisht pasi do te kishte qene gjysma e se keqes nese ideatore, financues dhe implementues te kesaj fushate balte do te kishin qene shtete te huaja, armiq te Shqiperise, te bezdisur nga numri i shtuar i turisteve qe zgjedhin te vizitojne vendin tone dhe jo te tyrin.

Por jo. Me sa duket, edhe ne kete rast, e keqja e madhe e jona, qenkemi po ne.

Teksa sapo kemi hyre ne mesin e korrikut, kur kemi edhe te pakten dy muaj te plote, e mos me shume, per te shfrytezuar potencialin turistik te Shqiperise, portale e televizione, analiste, gazetare e influencues, jane angazhuar ne nje gare te pervitshme, se kush e nxin me shume turizmin vendas.

Disa flasin per plazhet bosh, te tjere per cmimet kacafiu, madje ka dhe nga ata qe lavderojne shqiptaret qe zgjedhin te pushojne ne vendet fqinje. Arrijne te shpikin cdo gje, vetem e vetem per te treguar se sezoni turistik ka deshtuar pa nisur ende mire.

Nderkohe, jane me qindra e mijera familje shqiptare qe jetojne fale turizmit. Njerez te thjeshte, qe punojne gjate gjithe vitit e investojne kursimet e tyre per te fituar para gjate muajve te veres. Dhe pikerisht per ta, cdo artikull, cdo postim, cdo status, cdo lajm qe sulmon sezonin turistik, eshte nje grusht nen brez, nje gjuajtje pas shpine.

Aeroporti i Tiranes ka shenuar ne dy vitet e fundit rritjen me te madhe te udhetareve ne Europe. Disa muaj me pare, Rinasi ia kaloi edhe Beogradit si aeroporti me volumin me te madh te pasagjereve ne Ballkan.

Shifra e shtetasve te huaj qe hyjne ne pikat kufitare shqiptare po e thyen qe tani rekordin e arritur ne fundin e vitit te kaluar. Rradhet e gjata shihen jo vetem ne kalimet tokesore, por edhe ne ato detare.

Televizionet dhe revistat me prestigjoze nderkombetare e promovojne Shqiperine si perlen e re te turizmit europian.

Blogeret me te famshem boterore postojne cdo dite foto e video jo vetem nga plazhet shqiptare, por edhe nga malet, lumenjte e liqenet. Disa e cilesojne vendin tone si Maldivet e Europes, te tjere si Tajlanden e Ballkanit. Por, kur vjen puna te ne, te keqinjte e vetes, po te hapesh portalet e televizionet shqiptare, turizmi vetem nxin.

Ndaj, pyetja qe deputeti Denis Deliu i drejtoi dje kreut te Spak mund te duket pak pa lidhje me debatin e zhvilluar ne seancen plenare, por sa mire do te kish qene sikur fushata per baltosjen e turizmit shqiptar te kishte patur per autore shtete dhe individe te huaj dhe jo shqiptare.

Read Entire Article