Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, Rama: Një rilindje e dukshme, jo vetëm për apartamentet e ngritura aty

2 months ago 46

Blloku me pallatet e reja në lagjen “5 Maji” në Tiranë ka përfunduar dhe 400 familje të prekura nga tërmeti i vitit 2019 do të strehohen aty pas hedhjes së shortit për ndarjen e apartamenteve.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjete sociale pamje nga blloku i banesave të reja, që janë ndërtuar në lagjen “5 Maji” në Tiranë, sipas standardeve më të mira, me akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, dhe me parqe e mjedise sportive.


“Lagjja “5 Maji” në Tiranë një rilindje e dukshme jo vetëm për apartamentet e ngritura aty, por edhe për jetën e re që do të nisin 400 familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti”, tha Rama.

Pas hedhjes së shortit, banorët përfitues të apartamenteve do të sistemohen në shtëpitë e tyre të reja.

“Shumë shpejt, hidhet shorti për ndarjen e apartamenteve të reja, të ndërtuara me standardet më të larta dhe plot hapësira çlodhëse e rekreacioni”, u shpreh Rama.

Read Entire Article