Largimi i mjekëve, Zicishti: Duhet të jenë të përgatitur para se të largohen, mbetet i pamundur frenimi i këtij fenomeni

7 months ago 32
Reklamë

Dr. Ylli Zicishti deklaroi në “Quo Vadis” se mjekët e rinj që largohen drejt Gjermanisë duhet fillimisht të specializohen në mënyrë që të kenë të garantuar rrogën e dëshiruar në një vend tjetër.

“Ata do të largohen se nuk është Shqipëria si Gjermania që nga paga e nga të gjitha, ndryshojnë shumë. Unë kam këtë mendim, ata që ikin duhet të bëjnë një farë specializimi, por që kanë qenë profesorë në Gjermani, janë përgatitur këtu”, tha ai. “Ai djali i ri çfarë specialiteti do të marrë, ai nuk e ka të sigurtë dhe dihet që paga është më e ulët”, shtoi ai. “Shkon me këmbë në tokë dhe shkon i specializuar, nuk fillon punë në fshat, por në vendin e specializimit”, nënvizoi ai.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, ai theksoi se mbetet shumë e pamundur për të mbajtur në Shqipëri mjekët e specializuar në Shqipëri për shkak të shumë elementëve, mes të cilëve edhe paga.

Nga ana tjetër, mjeku Pirro Prifti theksoi se mjekët duhen trajtuar me standard page si vendet europiane, teksa nënvizoi se po ashtu duhet që mjekëve specialistë t’iu mundësohen disa benefite në kontratë që të shërbejnë në zona të caktuara. Ai shtoi se edhe pushteti vendor duhet të bëhet zë për këto nevoja të mjekëve dhe duhen struktura që merren me këtë çështje, në mënyrë që mjekët të kenë kushtet e duhura dhe të mos largohen./vizionplus.tv/

Read Entire Article