Lavrov: Amerikanët po kalojnë kufirin, nuk duhet të luajnë me vijat e kuqe të Rusisë

1 week ago 47
Reklamë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i pyetur për dërgesat e mundshme të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara të mos bëjnë shaka me “vijat e kuqe” të Rusisë.

“Nuk do të habitem nga asgjë. Amerikanët tashmë e kanë tejkaluar kufirin që i kanë vendosur vetes. Zelensky, natyrisht, e sheh këtë dhe përfiton prej saj. Ata nuk duhet të bëjnë shaka me vijat tona të kuqe. Ata e dinë shumë mirë se ku janë ”, tha ministri rus duke folur për një gazetar.

“Obsesioni me luftën për pushtet, në mënyrë që demokratët të tregojnë se janë më të ashpër se republikanët ose anasjelltas, të paktën tani për tani, po çon në përshkallëzim gjithnjë e më shumë tw konfliktit. Jam i bindur se aty ka njerëz të arsyeshëm që kanë njëfarë ndikimi. Shpresoj se do të merren parasysh interesat e Shteteve të Bashkuara”, shtoi Lavrov./vizionplus.tv

Read Entire Article