Lejimi i automjeteve me targa të Kosovës, Stano: BE përshëndet vendimin e Serbisë, presim të njëjtën gjë nga pala tjetër

8 months ago 38
Reklamë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar lidhur me vendimin e Serbisë për të lejuar qarkullimin e automjeteve me targa të Kosovës në territorin e saj. Stano shprehet se Bashkimi Europian e përshëndet këtë vendim në emër të dialogut mes dy vendeve.

“BE mirëpret vendimin për të njohur zyrtarisht targat RKS të lëshuara nga Kosova, një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes”, tha ai.

Sipas tij, ky vendim është treguar se mes Serbisë e Kosovës mund të arrihet progres përsa i përket dialogut dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Ai thekson se vendimi iu shërben qytetarëve, ndërsa nënvizon se pret të njëjtin hap edhe nga Kosova.

“Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo përbën gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Qeveria e Serbisë do të lejojë lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa nga Kosova “RKS” në territorin serb. Vendimi është marrë ditën e sotme dhe është bërë i ditur nga drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, megjithëse ai theksoi që kjo nuk nënkupton njohje të shtetit të Kosovës./vizionplus.tv/

Kosovo/Serbia: 🇪🇺 welcomes 🇷🇸 decision to formally recognise the Kosovo-issued RKS 🚗 license plates 👉 a positive step in the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation, as well as past Dialogue commitments related to Freedom of Movement. 1/3

— Peter Stano (@ExtSpoxEU) December 26, 2023

Read Entire Article