Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, epiqendra dhe magnituda

3 hours ago 12

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.5 ka goditur Greqinë ditën e sotme. Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 36 kilometra në veriperëndim të Mitilinit.

Thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 kilometra. Lëkundjet janë ndier të forta, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

“Nga të dhënat paraprake sizmike, tërmeti me siguri është ndjerë nga shumë persona në zonën e epiqendrës. Nuk duhet të ketë shkaktuar dëme të konsiderueshme, përveç objekteve që kanë rënë nga raftet, xhamat e thyer, etj”, shkruan faqja “Volcandiscovery”.

Read Entire Article