Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili lëvizte në një rrugë të fshatit Gjinar, me armë dhe municion në çantë.
Si rezultat i operacionit të koduar “Second”, u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak.
Blutë njoftojnë se gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga poseduesi i armës dhe i municionit, shtetasi K. B., 21 vjeç, banues në fshatin Shelcan./vizionplus.tv