Lideri i Hamasit Yahya Sinwar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat e huaja raportojnë se Sinëar ka pasur komplikacione të pneunomisë.
Deri më tani ngelet mister vendndodhja e liderit të Hamasit, teksa pretendimet janë se ai mund të jetë larguar nga Rripi i Gazës drejt Egjiptit.
Megjithatë, Kan News tha se Sinwar kishte rifilluar komunikimin me drejtuesit e Hamasit jashtë vendit.
Spekulimet mbi fatin e Sinëarit vijnë mes deklaratës së ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant se Hamasi është në kërkim të një zëvendësuesi për Sinwar.
Javën e kaluar, IDF publikoi një video të datës 10 tetor të Sinwar duke ecur në tunelet e Gazës , e parë si provë se kreu i Hamasit ishte në gjendje të mirë atëherë./vizionplus.tv