Ditën e sotme në Tiranë mbahet samiti “Ukrainë-Evropa Juglindore”, ku të pranishëm janë liderë të rajonit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Ai gjithashtu ka shkuar paraditen e sotme në Kryeministri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë, në Pallatin e Kongreseve ka nisur pritja e liderëve të rajonit që janë të pranishëm në Tiranë për samitin.
Lexo edhe :
Related Posts
Zhvillimet e fundit nga samiti i ndiqni më poshtë:
11:19- A do i kërkojë Zelensky-t njohjen e Kosovës? Vjosa Osmani: Jam e bindur që ai moment do të vijë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, teksa foli me gazetarët para fillimit të samitit Ukrainë –Evropa Juglindore.
E pyetur nëse do i kërkojë presidentit Zelensky njohjen e Kosovës, ajo tha që këto çështje diskutohen në takime bilateral.
“Ne e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e sja dhe për bvlerat që janë aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitorene Ukrainës”, tha Osmani.
10:44- Samiti i Ukrainës, Vuçiç mbërrin në Tiranë, shoqërohet nga eskorta
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Ukrainës. Vuçiç është shoqëruar nga një eskortë dhe pritet të mbërrijë në Pallatin e Kongreseve, aty ku në orën 11:00 do të nisë pritja.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Tiranë dhe presidenti Zelenksy, i cili ishte shoqëruar nga një eskortë me masa të rrepta sigurie.
Lideri ukrainas u prit në aeroport nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në Rinas ishin të pranishëm edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.
10:30- Shqipëria dhe Ukraina firmosin traktatin e miqësisë, Zelensky nderon Ramën me dekoratën e lartë
Shqipëria dhe Ukraina kanë firmosur traktatin e miqësisë.
Firmosja e traktatit u bë në Kryeministri, nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky.
Ndërkohë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar kryeministrin Edi Rama me dekoratën më të lartë Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’.
Teksa ndodhet në Tiranë, Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën të cilën e ka nënshkruar që në dhjetor të muajit 2023, ndërsa zgjodhi që t’ia dorëzojë kreut të qeverisë vetë personalisht në këtë samit.
Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.
Rama dhe Zelensky do të hapin samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura.
Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve. Të pranishëm në këtë samit, do të jenë edhe liderët e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
09:54- VIDEO/ Rama pret Zelensky-n në zyrë, dhurata e veçantë për presidentin ukrainas
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pritja që i bëri presidentit ukrainas në zyrën e tij në Kryeministri.
Pasi bënë një foto, Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë.
Dhurata e Ramës për Zelensky ishte një libër me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të kryeministrit.
Kujtojmë që Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Vizita e tij shoqërohet me masa të rrepta sigurie.
09:07- FOTO LAJM/ Zelensky mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeministri, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Ai është pritur me një ceremoni të thjeshtë dhe në masa të larta sigurie.
Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema ka bërë me dije se nuk do të ketë mungesa të liderëve të rajonit në samit, teksa përfaqësues të Evropës Juglindore do të jenë në lidhje virtual, duke dhënë mesazhe përshëndetëse.
“Nuk kemi mungesa, të gjithë vendet nuk këemi mungesa. Në këtë tryeze do të ulet Vuçiç dhe Zelensky,Serbia nuk i është përgjigjur thirrjeve të Uashingtonit dhe Brukselit për vendosjen e sanksioneve”, tha Mema.
08:44- “Bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite”, Posta Shqiptare nxjerr pullën kushtuar Ukrainës
Posta e Shqipërisë ka nxjerrë një pullë postare kushtuar Ukrainës, në nder të vizitës së presidentit Volodymir Zelensky për herë të parë në Tiranë.
Në pulla paraqiten dy vajza Ukrainase, nën dixhiturën: Ukraina, bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite.
Të ardhurat nga shitja e pullave postare do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit.
08:39- Samiti/ Begaj: Tirana, kryeqyteti i bisedimeve! Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, përcoli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.
“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”, shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.
Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në facebook ku shkruan:
“Tirana kryeqyteti i bisedimeve!
Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës.
Urime dhe suksese!”
08:33- Ministri Kuleba: Shqipëria, mike e mirë e Ukrainës! Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se Shqipëria është një mike e mirë e Ukrainës, duke vlerësuar çdo mbështetje të dhënë nga vendi jonë.
Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasnain, Kuleba tha se Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës.
Ai më tej zbardhi edhe diskutimet që pati me ministrin Igli Hasani.
“Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin Zelensky. Samiti tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon.
Sot diskutuam bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria mike e mirë e Ukrainës, dua ta falenderoj për ndërmarrjen humantiare për rehabilitimin e fëmijëve ukrainas prindërit e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje është e vlerësuar.
Më kujtohet me mirënjohje mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe mënyra si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën.
Informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dronë e raketa. E rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës.
Pritshmëritë tona është që një nga rezultatet e samitit të Uashingtoonit do jetë që Ukrainë do të jetë një hap më pranë anëtarësimit.
Të dashur miq, rroftë Ukraina”, tha Kuleba.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka deklaruar se Shqipëria dënon me forcë agresionin rus në Ukrainë. Gjatë një deklarate të përbashkët për mediat me homologin e tij ukrainas, Hasnai shtoi se plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, është mundësia më realiste për arritjen e paqes.
Brenda këtij viti tha ministri Hasani, në Kiev do të hapet ambasada shqiptare.
“Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës.
Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të vijojë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.
Shqipëria mbështet Planin me 10 Pika të Presidentit Zelenski, si mundësia më realiste për dhënien fund të luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Së bashku me aktorë dhe vende të tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunim në realizimin e Pikës 5 që Ka të bëjë me “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës“, tha Hasani.
08:12- Zelensky për herë të parë në Tiranë, kush janë liderët që do marrin pjesë në samit
Tirana mirëpret sot Samiti Ukrainë-Europa Juglindore që nis në ora 11:00. Për këtë samit, në Tiranë për herë të parë ka ardhur edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili u prit mbrëmjen e djeshme në aeroport nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Liderët që do marrin pjesë në samit janë:
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.
07:27- Mbahet sot samiti për Ukrainën, Zelensky për herë të parë në Tiranë, cila është agjenda e takimeve
Ditën e sotme në Tiranë mbahet samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në vizitën e parë në vendin tonë.
Ai pritet të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Më pas të dy do t’i bashkohen samitit, që do të mbledhë bashkë shumë liderë.
AGJENDA
E mërkurë, 28 shkurt
09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)
Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve
11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale
13:00 – Foto Familjare
Të gjitha mediat
13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp. /vizionplus.tv