Lufta Hamas-Izrael, ndërmjetësuesit thirrje palëve të pranojnë marrëveshjen e armëpushimit

3 months ago 19
Reklamë

Vendet që ndërmjetësojnë negociatat indirekte midis palëve – Katari, SHBA dhe Egjipti – i kërkuan Izraelit dhe Hamasit të “finalizojnë” marrëveshjen e armëpushimit bazuar në planin e paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden, për luftën në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, në tokë, bombardimet ajrore dhe tokësore vazhduan në Rafah (në jug), tani epiqendra e konfliktit të armatosur.

Lexo edhe :

Related Posts

Katari, SHBA dhe Egjipti i bëjnë thirrje Hamasit dhe Izraelit që të finalizojnë marrëveshjen bazuar në parimet e përshkruara nga presidenti Joe Biden”, të cilat përmbushin kërkesat e “të gjitha palëve “, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Plani tre pikësh i kreut të shtëpisë së bardhë është pritur edhe nga vendet europiane dhe Britania e madhe të cilat i kanë bërë thirrje Hamasit ta pranojë.

Presidenti amerikan Joe Biden shpalosi të premten vonë një propozim tre pikësh. Edhe pse kushtet e marrëveshjes së re u përcaktuan nga Biden, ai vazhdimisht theksoi gjatë fjalimit të tij se propozimi është i Izraelit.

Sipas këtij plani, në fazën e parë palët do të negociojnë një armëpushim të përhershëm për të cilin Biden tha se do të zgjasë për aq kohë sa Hamasi të ketë përmbushur angazhimet.

Në fazën e dytë, Biden tha se do të kishte një shkëmbim për të gjithë pengjet e mbetura të gjallë dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite nga rripi i Gazës.

Ndërsa faza e tretë e planit do të përfshijë rindërtimin e gazës dhe rikthimin e trupave të pajetë të pengjeve që kanë mbetur në Gaza tek familjet e tyre./vizionplus.tv/

Read Entire Article