“Plani i fitores” i Ukrainës kundër Rusisë do t’i prezantohet nga Volodymyr Zelensky presidentit të SHBA, Joe Biden dhe kandidatëve presidencialë të vendit, Zëvendës Presidentit Kamala Harris dhe Donald Trump, në shtator .
“Ne respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan dhe kuptojmë se si Kamala Harris ashtu edhe Donald Trump mund të bëhen president. Prandaj e kam thënë absolutisht hapur se “Plani i Fitores”, i cili më së shumti varet nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara, do të komunikohet me presidentin e SHBA-së, por edhe me Kamala Harris dhe Donald Trump”, tha Zelensky në një intervistë për NBC News.
Ky plan, sipas tij, do të zbatohet si gjatë luftës ashtu edhe pjesërisht pas përfundimit të saj.
“Është e qartë se do të ketë një president të ri të Shteteve të Bashkuara pas nëntorit, kështu që doja që ky plan të shqyrtohej nga të dyja palët, dy kandidatët presidencialë “, tha presidenti ukrainas. “Ndoshta do ta dërgojmë këtë plan dhe ndoshta do të takohemi me ekipet tona. Nuk dihet ende. Por ekipet tona tashmë kanë filluar të punojnë për të, ata tashmë kanë filluar komunikimin ”, siguroi Zelensky.
Zelensky deklaroi se operacioni në rajonin e Kursk është një nga fazat e “Planit të Fitores”./vizionplus.tv