“Luftë” në burgun e Torinos, 40 të burgosur shqiptarë “marrin hak” për shokun e tyre, dhunojnë marokenët

2 months ago 38

ITALI -Të burgosurit shqiptarë janë përleshur me ata marokenë në burgun e Torinos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 gusht.

Mediet fqinje raportojnë  se 40 të burgosur shqiptarë janë konfliktuar dhunshëm me të burgosurit marokenë, për shkak se një prej grupit të shqiptarëve mbeti i plagosur pasi u godit me thikë në fytyrë ditën e enjte (29 gusht).

Fillimisht të burgosurit shqiptarë u konfliktuan me oficerët e policisë të cilët u përpoqën t’i ndalonin, vodhën çelësat e qelive dhe më pas hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për mikun e tyre raporton sindikata Osapp.

Ndërkohë dy efektivë policie mbeten të plagosur.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së policëve të sistemit penicitar, Leo Beneducci ka deklaruar se burgu i Torinos është tërësisht në duart e të burgosurve.

“Në luftën midis bandave që karakterizon tashmë burgun e Torinos dhe shumë prej infrastrukturës penitenciare, punonjësit e policisë së burgjeve janë krejtësisht të pafuqishëm dhe të paaftë për të reaguar në kohë. Marrja e çelësave dëshmon pikërisht këtë”, ka thënë Beneduci./vizionplus.tv 

Read Entire Article