Presidenti i Francës Emanuel Macron mbërrin këtë të enjtë në Beograd për një vizitë zyrtarë dy ditore, për blerjen e avionëve luftarakë francezë nga Serbia.
Më herët presidenti serb Aleksandër Vucic ka deklaruar se kjo do të jetë një kontratë e madhe për të dy vendet, dhe do të kushtojë miliarda dollarë.
Kjo është vizita e dytë e presidentit francez në Serbi në pesë vjetët e fundit, teksa dy shtetet po forcojnë raportet e tyre, veçanërisht në fushën e ekonomisë.
Çështjet ushtarake do të jenë pjesë e bisedimeve gjatë vizitës në Serbi, kishte konfirmuar Macron në një konferencë për media më 18 korrik gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar.
I pyetur për statusin e kontratës për shitjen e avionëve francezë te Serbia, Macron deklaroi se ai do ta vizitojë Beogradin për të finalizuar negociatat teknike, financiare dhe politike mes dy shteteve.
Një tjetër çështje tjetër për të cilën Macron dhe Vuçiç do të bisedojnë do të jetë edhe Kosova.
Gjatë një bisede telefonike të realizuar më herët, Vuçiç i tha Macronit se është e rëndësishme që çështja e zgjidhjes të mosmarrëveshjeve me Kosovën të mbetet lartë në agjendën e Bashkimit Evropian, teksa i kërkoi mbështetje udhëheqësit francez për këtë çështje./vizionplus.tv