Mafia shqiptare urdhëroi 5 vrasje në Greqi, deshifrimi i “SkyECC” zbardh ngjarjet kriminale

10 months ago 20

Mafia shqiptare ka urdhëruar pesë vrasje, të cilat janë zbardhur nga deshifrimi i bisedave në aplikacionin “Sky ECC”. Vrasjet janë kryer në Athinë, por edhe në Mykonos, Santorini dhe Kretë.

Faktet e dokumentuara iu janë dërguar autoriteteve greke në mënyrë që vrasjet të zbardhen dhe të identifikohen autorët.

Nga të dhënat që disponon Policia e Athinës dhe që vijnë nga deshifrimi i shkëmbimit të qindra mijëra mesazheve dhe fotove përmes “platformës së sigurisë” Sky ECC, përdorur deri në vitin 2021 masivisht nga 171,000 të dyshuar në të gjithë Evropën, Amerikën, etj në Greqi operojnë disa grupe mafioze të huaja./vizionplus.tv/

Read Entire Article