Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë, shpëtohen në kohë nëna me fëmijët

7 months ago 28
Reklamë

Një aksident ka ndodhur ne dalje të Belshit pasditen e sotme.

Burime bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë, ku më pas ka marrë flakë.

Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makina nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë, të cilët janë transportuar më pas me një mjet privat drejt spitalit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article