Marrëveshja me Italinë për emigrantët dhe kundërshtitë? Rama: Europa të funksionojë si trup i vetëm, Shqipëria në krahë të aleatëve

2 months ago 30

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ishte i pranishëm ditën e sotme në Pragë, ku është pyetur edhe për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Rama theksoi se pavarësisht mendimeve pro dhe kundra kësaj marrëveshjeje, Europa duhet të kuptojë se sfidat përballohen vetëm duke funksionuar si një trup i vetëm.

Kryeminsitri Rama theksoi se ai punon për të qenë i dobishëm për Shqipërinë dhe aleatët.

Të shumtët në BE në këtë pikë nuk thonë që marrëveshja është e gabuar. Ka disa mes progresistëve të Europës që e konsiderojnë këtë një ide të keqe. Po më pyesni se si i bëj të dyja bashkë, nuk më takon mua kjo. Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe Shqipërinë. Nëse miqtë kërkojnë diçka ne duhet të jemi në krah tyre. Ne kemi shkuar në luftra sëbashku, nuk i zgjodhëm ne, por erdhëm me ju. Thënë kjo marrëveshja në fjalë është një temë kaq e rëndësishme për Europën dhe të ardhmen, po flas për problemin e emigrimit, dhe ta transformosh këtë në një zënkë mes të majtës dhe të djathtës, dhe konflikt në mes të Europës, tregon që është një problem europian, dhe se Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme. Në vend që te trajtojmë problemin është më e lehtë ta trajtojmë atë në jetën politike”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Read Entire Article