Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Itali, ku një burrë, gruaja dhe djali i tyre 12-vjeçar janë gjetur të vdekur në banesë.
Mediat italiane raportojnë se i hetuar për ngajrjen është djali i tyre 17-vjeçar. Dyshohet se adoleshenti ka vrarë me thikë nënë, babain dhe vëllain e tij pas festës së ditëlindjes.
Ngajrja e rëndë ka ndodhur në Paderno Dugnano në Milano.
Ka qenë fillimisht 17-vjeçari i cili ka njoftuar opolicinë duke thënë se ka gjetur të vrarë në shtëpi nënën, babain dhe vëllain e vogël. Por pas mbërritjes së policis ai ka treguair një tjetër version, duke thënë se ksihte qënë ai që kishte kryer krimin horror.
Masakra
Masakra ndodhi në rrugën Anzio. Policia sapo mbërriti në banesë gjeti pa jetë 51-vjeçarin Fabio C, 49-vjeçaren Daniela A. dhe fëmija i tyre 12-vjeçar Lorenzo.
Djali tjetër 17-vjeçar, i cili bëri thirrje për ndihmë, u dërgua në burg. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një thikë kuzhine, e cila mund të ishte përdorur si armë vrasjeje.
Trupi me më shumë lëndime është ai i djalit 12-vjeçar. Për këtë, hipoteza e atyre që hetojnë vrasjen e trefishtë është se i pari është goditur fëmija. Trupi i tij u gjet nga karabinierët në dhomën e gjumit që ndante me vëllain e tij 17-vjeçar. Në të njëjtën dhomë, që ndodhet ngjitur me atë të prindërve në katin e sipërm të shtëpisë, janë gjetur edhe trupat e babait dhe nënës.
Historia e djalit të tij 17 vjeçar
Vrasja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe 17-vjeçari fillimisht ka shpjeguar se është zgjuar në mes të natës dhe ka gjetur të atin të ulur pranë trupave të nënës dhe vëllait të vogël. Në këtë moment ai ka varë babain duke menduar se ishtë ai autori, por pas pmbërrritjes së policisë 17-vjeçari ka ndryshuar të gjithë versionin.
Vëllai i vogël pësoi sulmin më të egër
Viktimat u gjetën të gjitha në dhomën e gjumit të 12-vjeçarit, të veshur me rroba nate. Siç konfirmoi prokurori i Monzas, Claudio Gittardi, 12-vjeçari ishte ai që pësoi sulmin më të egër.
Ditëlindja që iu kthye në tragjedi
Ishte ditëlindja e 51-vjeçarit Fabio C, ku familjarët ishin mbledhur për të festuar, dhe askush përveç 17-vjeçarit nuk e dinte se çfarë do të ndodhte në orët në vijim.
Adoleshenti ka menduar që pas festës të kryente tragjedinë. Megjithatë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende msiter, dhe pritet hetimet të zbardhin motivin që shtynë 17-vjeçarin të kryente këtë masakër. /vizionplus.tv/