Mbërrijnë varkat me vela në brigjet e Durrësit, për herë të parë zhvillohet gara nën monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes italiane

4 months ago 31

Pasditen e kësaj të diele kanë mbërritur në Durrës varkat me vela, pasi do të zhvillohet Xhiro e Velave të Italisë, event i Marinës Ushtarake Italiane.

Regata e Italisë do të qëndrojë disa orë në ujërat bregdetare të Durrësit. Janë 30 varka me vela të 3 kategorive që po garojnë këtë sezon. Ato drejtohen nga 50 atletë në këtë sport ujor.

Gara përfshin një tur me 10 ndalesa. 9 prej tyre në Itali dhe për herë të parë është përfshirë edhe Durrësi.

Varkat kanë qëndruar për momentin në ujërat përballë shëtitores ‘Taulantia’.

Kjo garë zhvillohet nën monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes Italiane.

Nesër varkat me vela do të vazhdojnë garimin. Kjo garë nisi nga Genova.

Read Entire Article