Mbërrin në Ukrainë sistemi i tretë Patriot, i dërguar nga Gjermania

4 months ago 24

Ukraina ka marrë sistemin e tretë kundërajror Patriot të premtuar nga Gjermania në prill, në mënyrë që ta ndihmojë atë në përpjekjet e saj për të zmbrapsur bombardimet ruse, njoftoi të premten ambasada gjermane në Kiev.

Ukrainasit kanë bërë presion ndaj aleatëve të tyre perëndimorë për sisteme të reja, moderne të mbrojtjes ajrore për t’i mbrojtur ata nga sulmet ruse që muajt e fundit kanë shënjestruar termocentralet ose aeroportet ushtarake.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshëndeti këtë “lajm të mrekullueshëm”. Në qershor, Zelensky deklaroi se vendi i tij ka nevojë për të paktën shtatë sisteme moderne kundërajrore të tipit Patriot, dy prej të cilave do të marrin përsipër mbrojtjen e Kharkiv, një zonë që është shumë shpesh në shënjestër nga forcat ruse. Përveç Gjermanisë, Rumania gjithashtu ka premtuar të dërgojë një grup raketash Patriot në Ukrainë dhe Italia është zotuar të dërgojë një sistem Samp-T të prodhimit franko-italian. /vizionplus.tv

Read Entire Article