Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Lushnjë, pas një shpërthimi në një magazinë ndërtimi.
Burimet bëjnë të ditur se deputeti socialist, i cili ndodhet në spital, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ka qenë në pronën e tij fare pranë magazinës ku ka ndodhur shpërthimi.
Bujar Çela është deputet i qytetit të Lushnjës prej dy mandatesh, i dalë nga listat shumemërore të Partisë Socialiste.
Në CV-në e tij deputeti socialist ka shënuar dy Universitete, ku në 1984 ka përfunduar Universitetin e Lartë Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Veterinarisë, dega Zooteknikë dhe në 2009 Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, dega Filozofi-Sociologji dhe në 2013 Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dega Psikologji në Institucione.
Sa i përket karrierës së tij politike, Bujar Çela ka qenë anëtar i PS-së që nga kongresi i saj i parë në vitin 1991, ndërkohë që në periudhën 2002-2006 ka qenë Sekretar Organizativ të Rrethit Lushnjë. Në vitin 2012 ai u zgjodh Kryetari i PS-së së Rrethit Lushnjë.
Bujar Çela është nga deputetët më fjalë pak në Kuvend, i veçuar edhe nga raportet e organizatave jo qeveritare në listën e atyre deputetëve që rrallë dëgjohen me fjalime.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për debatet publike ku ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes teksa ka marrë pjesë në festimet e Çlirimit me fotografinë e Enver Hoxhës.
Top Channel