Mbi 1 milionë njerëz janë zhvendosur nga Rafah si pasojë e luftës

3 months ago 21
Reklamë

Lufta ka zhvendosur më shumë se një milion njerëz nga qyteti i Rafah në Rripin e Gazës, njoftoi sot agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Qyteti i vogël në skajin jugor të Rripit të Gazës është shtëpia e rreth 1 milion palestinezëve që kanë kërkuar t’i shpëtojnë sulmeve izraelite në pjesë të tjera të enklavës, thanë grupet e ndihmës.

Që nga fillimi i majit, ushtria izraelite ka kryer një operacion në Rafah për të eliminuar luftëtarët e Hamasit dhe për të çmontuar infrastrukturën e përdorur nga grupi islamik palestinez që kontrollon Gazën.

Ushtria izraelite u ka thënë civilëve që të lëvizin në një zonë të zgjeruar humanitare rreth 20 kilometra larg. Shumë palestinezë ankohen se janë të pambrojtur ndaj sulmeve izraelite kudo që shkojnë dhe kanë lëvizur vazhdimisht midis zonave të ndryshme të Rripit të Gazës muajt e fundit.

UNRWA tha se mijëra familje tani po strehohen në infrastrukturën e dëmtuar ose të shkatërruar në qytetin e Khan Younis, ku agjencia po ofron shërbime thelbësore pavarësisht sfidave në rritje. /vizionplus.tv

Read Entire Article