Mbi 5 orë diskutime, mbyllet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste

7 months ago 20
Reklamë

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka mbyllur punimet e ditës së sotme. Mbledhja filloi që në orën 11:00 dhe u mbajt me dyer të mbyllura.

Në fokus ka qenë zgjedhjet parlamentare të 2025 dhe hapat që mazhoranca pritet të ndërmarrë për këtë drejtim e po ashtu riorganizimi i partisë.

Ndërkohë, mbledhja e radhës e Asamblesë pritet të mbahet më 16 mars në Durrës.

Para se të fillonte mbledhja, kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë se PS është në një proces të rëndësishëm dhe nevojitet hapje e partisë.

“Për t’ju thënë që është mbledhje pune, raportimesh lidhur me  hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për ta bërë gati PS për fitoren e radhës. PS është në një proces të rëndësishëm dhe jemi shumë të vetëdijshëm që është më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapje e madhe e partisë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi mbledhur këtu për të bërë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjera”,  tha Rama.

Read Entire Article