Mbi dy orë mbledhje, Basha zbulon çfarë do të ndodhë pas vendimit të Apelit: Do vazhdojmë takimet me kolegjin e kryetarëve dhe kryesinë

5 months ago 33

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që i dha logon dhe vulën e PD-së grupimit të Sali Berishës, Lulzim Basha mblodhi strukturat partikake. Mbledhjee cila zgjati për më shumë se dy orë.

Në përfundim, Basha tha se do të zhvillohet edhe  mbledhje e Kolegjit të kryetarëve.

Ai nuk bëri asgjë të ditur në lidhje me ndonjë vendimmarrje.

Basha: Kemi ecur me mbledhjen e kryesisë, por nuk e kemi përfunduar. Do ti bashkohemi kolegjit të kryetarëve. Gjithçka që ju thashë kur hyra vazhdon të qëndrojë. Do vazhdojmë takimet me kolegjin e kryetarëve dhe kryesinë.

Para nisjes së mbledhjes ai tha se njeh dhe respekton vendimin e gjykatës.

Basha: Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës./vizionplus.tv 

Read Entire Article