Policia ka asgjësuar 900 bimë kanabis në Kurbin. Bimët narkotike ishin kultivuar nga një 61-vjeçar, i cili i kishte mbjellur në mes të misrave, për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë.
Po ashtu, 61-vjeçari kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së bimëve narkotike.
“Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me misër, 900 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së këtyre bimëve”, njofton policia..