Është mbyllur 2-1 pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Ishin kuqezinjtë të cilët befasuan në sekondën e 24-ërt duke shënuar me anë të Nedim Barjamit.
Një gol i cili ju dha zemër kuqezinjve, por ka zgjatur vetëm pak minuta gëzimi, pasi në minutën e 11-të ka barazuar Bastoni, ndërsa 5 minuta më pas Barella ka përmbysur rezultatin.
Duhet theksuar se Italia është ndalur në një tjetër rast nga shtylla dhe një herë tjetër nga Strakosha.
Shqipëria ka bërë shumë [ak në fazën sulmuese aps shënimit të golit.
/Vizionplus.tv/