Me armë dhe lidhëse në makinë, gati për të rrëmbyer 49-vjeçarin! Ndalohen katër persona në Sarandë

8 months ago 34
Reklamë

Katër persona, që dyshohet se kishin planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari në Sarandë janë vënë në pranga.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Skënderbeu”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas administrimit të informacionit, kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjerë shtetasit J. B. dhe S. B. (vëllezër) dhe Gj. P.

Gjatë kontrollit në automjet, në vendin e pasagjerit ku qëndronte shtetasi J. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit J. B., 28 vjeç, S. B., 27 vjeç, A. T., 20 vjeç dhe Gj. P., 29 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Këta shtetas dyshohet se në kërcënimin e armës do të rrëmbenin një shtetas 49 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta.

Top Channel

Read Entire Article