Me kostumin e Piratëve të Karaibeve, Johnny Depp surprizon fëmijët në spital

2 weeks ago 20

Johnny Depp bëri një vizitë të veçantë surprizë gjatë paraqitjes së tij në Festivalin e Filmit në San Sebastian në Spanjë.

I veshur si personazhi i “Pirates of the Caribbean”, Kapiteni Jack Sparrow, Depp vizitoi fëmijët në Spitalin Universitar Donostia në San Sebastian, Spanjë të enjten, më 26 shtator, sipas mediave sociale të spitalit.

Në spital ai fliste dhe luante me pacientët e shtruar në pavijonet e pediatrisë dhe onkologjisë. “Ndërsa ishte atje, ai qeshte me fëmijët dhe nuk e prishi kurrë karakterin e tij”, raporton gazeta lokale El Diario Vasco.

Spitali postoi foto të vizitës së aktorit në X.

Desde Osakidetza, y especialmente desde todo el personal del Hospital Universitario Donostia, nos gustaría trasmitir un agradecimiento infinito a Johnny Depp por su tiempo, su apoyo y su energía, así como a @sansebastianfes por haber facilitado esta visita #72SSIFF #osakidetza pic.twitter.com/878iZ9y89r

— OSI Donostialdea ESI (@DonostiakoOsp) September 26, 2024

Aktori ka vizituar më parë repartet e spitaleve të fëmijëve si Jack Sparrow në të gjithë botën, nga Vankuveri, Parisi, Londra dhe Brisbane, Australi në disa qytete në SHBA./vizionplus.tv

Read Entire Article