“Më shante dhe akuzonte për tradhti”, zbardhet dëshmia e bashkëshortes së 34-vjeçarit: Më pengoi të shkoja në punë

7 months ago 36
Reklamë

Zbardhet dëshmia e gruas së Asqeri Mandrit, 34-vjeçarit të arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës.

Asqeri Mandri ishte klthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe pas kthimit kishte shfaqur shenja dhune ndaj bashklëshortes, të cilën e mabnte të izoluar në banesë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai ishte i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por është rikthyer më pas.

Para hetuesve, bashkëshortja deklaroi se “pas kthimit në Shqipëri Mandri ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti.”

Denoncimin në polici e ka kryer bashkëshortja, e cila ka kërkuar ndihmë dhe agjentët e Komisariatit nr. 3 kanë gjetur shtëpinë të monitoruar me kamera.

Nga ana tjetër në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte sepse “kështu ma dha truri”, teksa burimet bëjnë me dije se në çdo dhomë ishin instaluar 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë./vizionplus.tv

Read Entire Article