Një tjetër sulm vdekjeprurës me thikë trondit Evropën, këtë herë në Holandë.
Një burrë i armatosur me thikë vrau një person dhe plagosi një të dytë në portin holandez të Roterdamit, tha policia të premten herët.
Për sulmin është arrestuar një i dyshuar, i cili është lënduar rëndë dhe është dërguar në spital.
Sipas transmetuesit publik holandez NOS, dëshmitarët okularë dëshmuan se i dyshuari bërtiti “Allahu Akbar” gjatë sulmit.
Policia u kufizua vetëm në deklarimin se hetimi që po kryen është në vazhdim dhe u bëri thirrje dëshmitarëve okularë që të dëshmojnë. /vizionplus.tv