Më shumë se 20 viktima në aksidentin tragjik të autobusit në Afganistan (fotot)

6 months ago 37
Reklamë

Njëmbëdhjetë njerëz me plagë të rënda u dërguan në spitalin e provincës Helmand.

Të paktën 21 njerëz kanë vdekur dhe 38 të tjerë u plagosën dje kur një autobus pasagjerësh u përplas me një çisternë naftë në provincën jugore Helmand të Afganistanit.

Një motoçikletë ishte përplasur fillimisht me autobusin që shkonte drejt Kabul, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në motor.

Më pas autobusi jashtë kontrolli kaloi në drejtim të kundërt duke u përplasur me çisternën që shkonte drejt Herat, njoftonin autoritetet në rrjetet sociale.

Mjetet u përfshinë nga flakët pak pas përplasjes. Pamjet nga vendngjarja tregonin automjetet e djegura dhe metalin e përhapur në autostradë.

Dy personat në motoçikletë, tre persona në mjetin çisternë dhe 16 pasagjerë të autobusit humbën jetën në aksidentin tragjik.

Të paktën 21 njerëz kanë vdekur dhe 38 të tjerë u plagosën dje kur një autobus pasagjerësh u përplas me një çisternë naftë në provincën jugore Helmand

Top Channel

Read Entire Article