Pas më shumë se 48 orësh në arrati është arrestuar Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili qëlloi me plumb në kokë efekivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia. Aktualisht mësohet se ai po dërgohet në drejtorin e policisë së Fierit.
Krimi i rëndë u regjistrua më 13 maj, rreth orës 13:00 në fshatin Baltëz të Fierit.
Mërnica pas një konflikti të momentit për kalimin në rrugë, qëlloi me plumb në kokë efektivin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje dhe më pas u arratis me makinë.
E pranishme ishte edhe e ëma e 23-vjeçarit, e cila pa të gjithë ngjarjen. Para uniformave blu ajo dëshmoi se gjithçka ndodhi shumë shpejt, ndërsa pas konfliktit dëgjoi një të shtënë arme.
Forcat e RENEA-s dhe FSSH për dy ditë zhvilluan kërkime intensive dhe ditën e sotme kanë arritur që ta lokalizojnë dhe prangosin.
Lajmi në përditësim….