Birra shqiptare Elbar, e cila prej disa vitesh është lider në tregun shqiptar, ka fituar në muajin qershor MEDALJEN E ARTË në konkursin ndërkombëtar Monde Selection 2024, për standardet më të larta në cilësinë, imazhin, paketimin dhe shijen e birrës.
Ky çmim prestigjoz iu dorëzua përfaqësuesve të kompanisë në ceremoninë madhështore të ndarjes së cmimeve në Vienë, Austri, me pjesëmarrjen e prodhuesve më prestigjozë nga i gjithë globi.
Medalja e artë është një vlerësim i rëndsishëm për këtë markë birre ‘made in Albania’, duke u bërë kështu edhe një krenari shqiptare.
Birra shqiptare Elbar që prodhohet në fabrikën e Glinës me standardet më të larta të prodhimit, me teknologjinë më moderne nga Krones, është bërë prej vitesh pjesë e pandashme e jetës së konsumatorëve shqiptar. Jo vetëm në festa dhe gëzime familjare, por edhe përmes ‘FESTËS SË MIQËSISË’ që prej 9 vjetesh shëtit çdo verë në shumë qytete shqiptare duke sjellë tingujt e muzikës së zgjedhur, shumë argëtim dhe surpriza bashkë me shijen e birrës Elbar.
Birra shqiptare që na bën krenar ! /vizionplus.tv