Megaoperacioni i Ekuadorit dhe Spanjës, arrestohen 29 persona, mes tyre një shqiptar. Sekuestrohen tonelata droge dhe mijëra euro

7 months ago 33
Reklamë

Një megaoperacion anti-drogë është zhvilluar në Ekuador dhe Spanjë, ku janë arrestuar 29 persona për trafik droge dhe pastrim parash prej të paktën 30 milion dollarësh.

Siç raportojnë mediat, të arrestuarit rezultojnë të lidhur me një organizatë kriminale të trafikut të drogës, e cila drejtohej nga një shqiptar Dritan Gjika.

Dritan Gjika, rezulton i lidhur me biznesmenin ekuadorian Rubén Cherres, i ekzekutuar në prill të vitit 2023, dhe i konsideruar një prej bosëve të kokainës atje.

Në rrjetin social “X” policia e Ekuadorit ka publikuar pamjet nga aksioni, ku shihen sasi e madhe parash, vlera e të cilave arrin në 450 mijë euro dhe efektivët përpiqen ta shpërndajnë dhe sistemojnë në parketin e apartamentit.

Po ashtu, në pamjet e bëra publike, shihet edhe momenti i arrestimit të disa prej anëtarëve të bandës së drogës.

Policia ekuadoriane ka arritur të sekuestrojë 2 ton e 377 kg kokainë; 450.000 euro; 10 armë zjarri; 25 automjete; 22 pasuri të sekuestruara; 27 celulare./vizionplus.tv

DESARTICULAMOS RED TRANSNACIONAL DE NARCOTRÁFICO Y LAVADO DE ACTIVOS

Que operaba en #Ecuador y #Europa, a través de la ejecución del operativo #GranFénix13, y tras varios meses de investigación y 57 allanamientos ejecutados en #Guayas, #ElOro, #StaElena, #Cotopaxi, #Pichincha,… pic.twitter.com/Yw0k4FTbxq

— Policía Ecuador (@PoliciaEcuador) February 6, 2024

Read Entire Article