Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët mund të veprojë si një pengesë për trafikuesit e njerëzve

2 hours ago 16

Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë për qendrat e mbyllura për azilkërkuesit mund të veprojë si një pengesë për trafikuesit e njerëzve, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një debat mbi migracionin në samitin e Brukselit.

Sipas burimeve në qeverinë e Romës, i gjithë arsyetimi i kryeministres italiane është se trafikantët nuk mund të garantojnë më me siguri destinacionin përfundimtar të udhëtimeve që organizojnë.

Lexo edhe :

Related Posts

Në të njëjtën kohë, siç raporton televizioni publik italian Rai, Meloni nënvizoi se prioriteti kryesor është parandalimi i largimit të emigrantëve të parregullt drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Së fundi, në lidhje me Paktin për Migracionin dhe Azilin, Georgia Meloni, sipas Rai, theksoi se “duhet të ketë një ekuilibër midis solidaritetit dhe ndjenjës së përgjegjësisë” dhe se “për sa i përket dimensionit të jashtëm, përpjekje të tjera duhet të bëhet me synimin e bashkëpunimit të përhershëm me vendet e tranzitit dhe të origjinës, duke ofruar edhe stimuj për emigracionin legal, por edhe duke luftuar veprimtarinë e krimit të organizuar në trafikun e qenieve njerëzore”. /vizionplus.tv

Read Entire Article