Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë zyratre në Gjadër.
Gjatë vizitës së saj, Meloni do të inspektojë nga afër ngritje e kampeve që do të presin 3 mijë refugjatë që vijnë nga Lindja e Mesme drejt Italisë.
Meloni do të mbërrijë në Gjadër në orën 11:15, ndërsa në orën 12:00 do të ketë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
“Ditën e nesërme (Datë 05 Maj), Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.
Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë./vizionplus.tv