Menaxhonte trafikun e drogës në 4 shtete, arrestohet në Itali shqiptari i shumëkërkuar (EMRI)

8 months ago 44
Reklamë

Është arrestuar në Napoli të Italisë, shqiptari Fasli Qibini. 64-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej 12 vitesh. Ai rezulton i dënuar me mbi 22 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Shqiptari ishte ndërmjetës në trafikun ndërkufitar të drogës. Për këtë krim ai ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2011. Qibini menaxhonte trafikun e heroinës në 4 shtete. Më konkretisht, ai trafikonte drogë në Shqipëri, Greqi, Turqi dhe Itali Jugore, ku bënte biznes me klanin Di Lauro dhe më pas me “Nardielli”.

Ndonëse ishte treguar mjaft i kujdesshëm për tu fshehur për 12 vjet, Qibini kishte shkuar pranë gruas dhe djalit për të festuar Krishtlindjet. Ai u kap në një nga rrugët e qytetit të Napolit, ndërsa në gjurmët e tij policia ra pasi kishte parë gruan dhe djalin teksa blinin cigare, ndonëse ata nuk ishin duhanpirës. Në këtë mënyrë, policia intensifikoi kontrollet, derisa ra në gjurmët e shqiptarit të shumë kërkuar./vizionplus.tv

Read Entire Article