Merr fund arratia e shqiptarit, ishte dënuar me 7 vite burg për trafik droge dhe lidhje me “NDRAGHETA”

5 months ago 20

Policia italiane ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar i dënuar nga gjykata me 7 vite e 4 muaj burg, pasi akuzohej për trafik të lëndëve narkotike dhe lidhje me “NDRAGHETA-n”.

35-vjeçari shqiptar E.M, ishte zhdukur pa gjurma menjëherë pasi gjykata e kishte dënuar, por është zbuluar një ditë më parë në zonën e Cerea në Verona, ku qëndronte i fshehur në shtëpinë e një bashkëatdhetari.

Sipas mediave italiane 35-vjeçari shqiptar ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike mes Pulias dhe Shqipërisë, dhe i merrte urdhrat direkt nga “NDRAGHETA”.

Hetimi i koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut të Barit në periudhën 2017-2019 në zonën e Tranit, kishte bërë të mundur identifikimin e një organizate transnacionale që përdorte korrierë të padyshimtë për të transferuar heroinë dhe marijuanë nga Shqipëria në Itali. Gjatë aktiviteteve u sekuestruan ngarkesa të konsiderueshme droge të destinuara për anëtarët e krimit kalabrez dhe sicilian.

Trafikanti i ndaluar u shoqërua në burgun e Veronës ku do të vuajë dënimin përfundimtar.

Read Entire Article